Taravari: ASH ka nevojë për Ziadinin edhe më tej për ta konsoliduar partinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari tha se në Aleancën për Shqiptarët, ka pasur momente kur nuk janë pajtuar për disa çështje, megjithatë në fund gjithçka ka përfunduar si debat dhe ajo që është vendosur bashkë, ajo është qëndruar.

“Gati se dy tre vjet bëhet se këto janë njerëzit e Arbenit këto të Ziadini. Kur s’ka ndodhur që unë edhe ai të mos pajtohemi dhe të kemi divergjenca. Një diplomat më tha se çmim më të lartë ka ndarja e Arbenit dhe Ziadinit. I thash se kjo nuk ka për të ndodhur. Politikën e shohim si mision për të mirën e qytetarëve”, tha Taravari në emisionin debativ në TV SHENJA.

AI tha se Ziadini i duhet partisë edhe një periudhë për ta stabilizuar partinë.

Mendojë se ka njerëz të ri të cilëve duhet të ju japim hapësirë. Tani e kemi edhe kongresin dhe mendoj se duhet të sjellim figura të reja. Dalë ngadalë duhet të shihemi unë dhe Ziadini të tërhiqemi për të ju lënë hapësirë figurave të reja”, u shpreh Taravari.

Duke folur për marrëdhëniet me Alternativën, Arben Taravari kanë qenë korrekte dhe ka pasur tolerancë mes dy partive.

“Më duhet të them se lideri i Alternativës, Afrim Gashi është një prej njerëzve më të njerëzishëm që kam takuar në jetën time. Mund që edhe ne të kemi tepruar ndonjë rast, ndoshta edhe ata. Ne kemi biseduar për çdo gjë, edhe me Bekim Salin për të cilin kam thënë se ndoshta ka qenë kandidati ynë më i mirë, ai dhe Bekim Pocesta, pro fatkeqësisht nuk ja dolëm në Çair”, tha Taravari, duke shtuar se ata megjithatë ata janë parti në veti.

Më tutje ai tha se nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Taravari tha se Alternativa duhet vet të vendos se çfarë është e mira për ato.

“Mendoj se do t’i harxhoje përsëri BDI-ja, nëse hyjnë se kjo Qeveri, anija e Zaevit është duke u fundosur, ne mund të pranojmë mos ta pranojmë. Por kjo Qeveri nuk shkon më shumë se 5, 6 muaj. Pushteti lokal që e mori VMRO ishte 70% që do ta imponon”, tha Taravari në TV SHENJA.

Arben Taravari tha se për 3 orë janë mbledhur 61 nënshkrime për ta rrëzuar Qeverinë, dhe e gjithë kjo sipas tij është bërë me shumë vullnet, dhe pa shantazhe.

You may also like