Taravari: ASH-ja do ta bëjë diferencën mes partive shqiptare, nuk e di nëse do të jem kandidat

by admin
Spread the love




Arben Taravari sot u emërua ushtrues detyre kryetar i ASH-së deri në kongresin e kësaj partie që do të mbahet më 17 dhjetor. Pas përfundimit të kongresit, Taravari në një deklaratë për media u shpreh se nuk e di nëse do të jetë kandidat për kryetar të ASH-së në kongresin e ardhshëm.

 

“Sot kishim kongresin e dytë të Aleancës për Shqiptarët ku u konstatua dorëheqja e kryetarit dhe me shumicë votash u vendos që unë të udhëheq ASH si UD deri në mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm, data e të cilit është caktuar 17 dhejtori. E rëndësishme është që nga ky kuvend dolëm edhe më të fortë. Aleanca për Shqiptarët do të bëj diferencën mes partive shqiptare. Nuk e di nëse do të jem kandidat për kryetar, ka kohë deri atëherë”, u shpreh Taravari. /SHENJA/


You may also like