Taravari: 90% të programit e sinkronizuam, nuk biseduam fare për zgjidhjet kadrovike

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, rreth 90 për qind të programit e kanë dakorduar, ndërsa në ditët në vijim do të bisedojnë edhe për zgjidhjet kadrovike.

“Rreth 90 për qind e përcaktimeve programore janë sinkronizuar dhe shpresoj që brenda ditës do të del Qeveria me komunikatë. Për zgjidhjet kadrovike nuk kemi biseduar, në ditët në vazhdim do të takohemi për të biseduar edhe për dikasteret”, tha Taravari, raporton SHENJA.

Ai tha se edhe ato kanë vijat e kuqe të tyre për sa i përket përcaktimeve kadrovike.
Taravari tha se një nga ministrit për të cilat kanë më shumë kuadro është shëndetësia, por se nuk kanë biseduar fare për këtë.

You may also like