Tani zbulon se çfarë i tha Luizi për Bledi Manen në dhomën e rrëfimit

by admin
Spread the love

Tan Brahimi ishte banori i cili u largua me dëshirën e tij nga “Big Brother VIP” gjatë spektaklit të shkuar.

Ai tregoi se e la garën për shkak se nuk mund të përshtatej me lojën dhe nuk arriti të gjente qetësi shpirtërore. Pas daljes ai i është rikthyer rrjeteve sociale të cilat janë kthyer tashmë në një ‘punë’ për të.

Së fundmi aktori ka organizuar një video Live në TikTok, ku ka treguar edhe një strategji të Luizit. Disa kohë më parë ai bëri Valbonën të shpërthejë në lot pasi ajo kishte zgjedhur Oltën si lider të shtëpisë.

Luizi i bëri këngëtares presion të vazhdueshëm, mirëpo ashtu siç tregoi Tani, gjithçka ka qenë për të hequr vëmendjen nga Bledi i cili po trazonte shtëpinë me deklaratat e tij.

Kjo ndodhi në kohën kur Kiara dhe Bledi rrezikonin eleminimin e kështu Luizi gjeti këtë zgjidhje për t’a lënë Bledin në hije e të flitej më shumë për Valbonën, duke bërë që ai të ishte i larguari nga gara dhe Kiara të vazhdonte qëndrimin në shtëpi.

“Kur filloi të qajë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua të të nominoj, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live. E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”

You may also like