Tani që Flori është në depresion, askush nuk po i rri afër (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur Stresi vijon të jetë në qendër të lajmeve rozë në çdo media, teksa prej më shumë se dy javësh ai është futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ‘Big Brother VIP Kosova’. Thuajse çdo ditë, ai bëhet objekt i lajmeve rozë, duke qenë se është edhe një artist shumë i dashur.

Së fundmi, në një bisedë me tre nga banorët e këtij reality shoë në Kosovë, Arkimedi ka diskutuar rreth Flori Mumajesit, këngëtarit e artistit të dashur shqiptar, duke komentuar gjendjen e tij. Ndër të tjera, Stresi ka deklaruar se Flori është në depresion dhe askush nuk po i rri afër.

“Çdo artist shqiptar dridhet kur incizon Flori, le çka thonë, krejt dridhen prej emocionit. Kur ta bënë një këngë, kur futesh në mikrofon sdi çka me të thënë…unë krejt artistët i kam njoftë tek studio e Florit, qysh u sjellshin me të edhe Flori tash që është në depresion, askush si rrinë afër, askush”, – thotë Stresi tre prej banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Kujtojmë që para pak javësh, Flori Mumajesi publikoi disa video ku shfaqej në një gjendje ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Ai fshiu disa prej këngëve të tij nga Youtube, ndërsa më pas u detyrua t’i kthente pas kërkesës së fansave të tij.

@bbv371 #fyp #bbvip #kosovo #albania ♬ original sound – BBV Kosovo

You may also like