“Tani mund të vdes i lumtur”/ Buffon: Rëndësinë e Botërorit e kupton nga të tjerët!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gianluigi Buffon vijon të jetë pjesë aktive e futbollit edhe pse tashmë është në moshën 44-vjeçare.

Legjenda italiane luan në Serie B me fanellën e Parmës ndërsa së fundmi, për të festuar 20-vjetorin e bashkëpunimit me Puma-n, Federata Italiane publikoi një video të ish-portierit të Juventus. Buffon thekson se fanella e kombëtares ishte një ëndërr për të ndërsa shton se pasi fitoi Kupën e Botës, gjëja e parë që mendoi ishte se pas asaj arritje të madhe, mund të vdiste i lumtur.

“Kombëtarja është momenti kur mund të them pa frikë se ia kam dalë në jetë. Pasi debutova në Serie A, të vishja edhe fanellën e kombëtares për mua ishte një ëndërr e kthyer në realitet. Mund të them se jam shumë i lumtur, kur shoh fanellën që e kemi quajtur “Rilindje”, më vjen në mendje fakti se si ne italianët duhet të kalojmë momente të vështira gjithnjë para se të arrijmë gjëra të mëdha.

Një tjetër aspekt për t’ju ndjerë krenar është se unë jam portieri i vetëm që kam veshur fanellën axurre. Portieri gjithnjë vesh një ngjyrë tjetër, por ishte një dhuratë e Puma-s dhe unë e mbaj mend mirë kur luanim me Maqedoninë në Torino. Trajner ishte Ventura, ishte mbrëmje speciale. Kur isha më i ri më pëlqente të vishja ngjyrë ndryshe nga të tjerët, por duke u rritur edhe unë shpresoja që të përfaqësohesha njësoj si shokët e skuadrës.

Botërori? Gjëja e parë që mendon pasi fiton Kupën e Botës është se mund të vdesësh i lumtur. E kupton në lëkurë rëndësinë e eventit dhe të asaj që ke arritur. Pastaj e kupton edhe nga gëzimi i të tjerëve sa e madhe është një Kupë Bote”, u shpreh Buffon.


Top Channel

You may also like