Tani i Big Brother përballet me ‘surprizën’ e madhe nga gruaja: Nuk më kishte ndarë

by admin
Spread the love

Aktori i njohur i humorit, Tan Brahimi, i cili së fundmi ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP i ka bërë të gjithë për të qeshur me deklaratën e tij për bashkëshorten. I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, ai ka treguar duke qeshur se ishte surprizuar nga partnerja e tij, pasi ajo nuk e kishte ndarë.

Kjo deklaratë e Tanit bëri të qeshë me lot edhe moderatoren e emisionit, Bieta Sulon, e cila e pyeti nëse ai kishte bërë ndonjë gabim që të mendonte kështu. Tani u shpreh se nuk kishte bërë asgjë, ndërsa me të qeshur tha se nuk dinte se çfarë mund të kishte thënë në gjumë.

‘Bashkëshortja nuk më kishte nda, u surprizova. Prisja të shkoja në shtëpi dhe të gjeja vetëm kuajt nëpër oborr. Nuk bëra asgjë, thjesht duke qenë 24 orë me kamera, thosha mos flas në gjumë. Thosha mos po përmend ndonjë emër femre në gjumë. S’kisha frikë, po hajde jep shpjegime.

Nuk kisha ndonjë emër, po kisha siklet. Thosha mos po përmend ndonjë emër kali e të më pyeste kush ishte ajo”- tha Tani duke qeshur, i cili la shtëpinë pak ditë më parë me vullnetin e tij të lirë.

You may also like