Talibanët dhe IS dyshohet se kanë kryer mbi 100 vrasje në Afganistan

by admin
Spread the love

Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit të kaluar, janë kryer më shumë se 100 vrasje të ish-punëtorëve shtetërorë, sipas disa dyshimeve që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.

Më shumë se dy të tretat e vrasjeve dyshohet se janë kryer nga autoritetet de fakto dhe bashkëpunëtorët e tyre, sipas një raporti të brendshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilin e ka siguruar agjencia e lajmeve, dpa.

Xhihadistët e të ashtuquajturit, Shteti Islamik, dyshohet se kanë kryer më shumë se 50 vrasje.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se dyshimet janë të besueshme pasi janë pranuar nga një mision i OKB-së në këtë shtet prej gushtit të vitit të kaluar.

Një numër i aktivistëve për të drejta të njeriut dhe gazetarëve po ashtu janë përballur me “sulme, ngacmime, arrestime arbitrare, keqtrajtime dhe vrasje” në muajt e fundit, është thënë në raport.

OKB ka thënë se tetë pjesëtarë të shoqërisë civile dhe dy punëtorë mediash janë vrarë nga talibanët, islamistët apo sulmues të panjohur.

Guterres ka thënë se situata e rëndë ekonomiko-shoqërore në Afganistan mund të tejkalohet nëse talibanët nuk mbesin të izoluar në nivel ndërkombëtar dhe ka thënë se është shumë e rëndësishme që të krijohet një dialog konstruktiv me udhëheqësit de fakto.

Ai ka propozuar një strukturë të re për prezencë të OKB-së në Afganistan, përmes së cilës do të koordinohej zhvillimi politik dhe ndihma humanitare./REL/


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like