Talenti juaj është një shkollë qa duhet të kalojë çdo lojtar – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vdekja e Pele ishtë një nga lajmet trodnitëse me të cilën u përballë bota e futbollit. Legjenda braziliane ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, teks aprej një muaji luftonte fort me kancerin në zorrën e trashë, sëmundje që i  mori jetën “mbretit” të futbollit.

Mes shumë reagimesh të figurave të njohura, ka reaguar edhe Ronaldo “FENOMENi”, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka ndarë edhe mesazhin e ndjerë për legjendën e Brazilit. Ronaldo e konsideron veten me fat dhe të nderuar, që ka qenë një ndër pasardhërsit e “O’Rey”, në kombëtaren braziliane.

“Është një nder i madh të jem pasardhësi juaj, miku im.Talenti juaj është një shkollë që duhet të kalojë çdo lojtar. Trashëgimia juaj kapërcen brezat, dhe për shkak të kësaj, ju do të jetoni përgjithmonë. Sot dhe gjithmonë do t’ju nderojmë. Faleminderit Pele. U prefsh në paqe”, ka shkruar në Twitter ish-sulmuesi i Brazilit.

You may also like