Talenti i River Plate thotë “po”, Milani pranë një goditjeje në merkato

by admin
Spread the love

Milani po mendon për përforcimet, edhe pse shumë gjëra mund të mbeten në ajër për shkak të operacionit të shitjes së klubit nga fondi Elliot te RedBird Capital Partners.

Tuttosport raporton në numrin e sotëm që kuqezinjtë kanë marrë “OK”-in e një lojtari me perspektivë, si Enzo Fernandez.

Mesfushori 21-vjeçar po spikat me River Plate në Argjentinë, teksa vetëm në kampionat ka shënuar vetëm këtë vit 7 gola në 15 ndeshje.

Fernandez ka edhe tre vite kontratë, por Milani synon ta blejë atë dhe me shumë mundësi kjo lëvizje mund të kthejë pas te Real Madrid spanjollin Brahim Diaz. / oversport.tv

You may also like