Taksitë pa shofer pushtojnë rrugët e San Franciscos

by admin
Spread the love



SAN FRANCISKO 27 korrik /ATSH-AA/ – Në qytetin San Francisco të shtetit federal Kalifornia në SHBA kanë filluar të shërbejnë taksitë robotë pa shofer.

Kompania e automjeteve pa shofer “Cruise” e General Motor ka aktivizuar 240 taksi robotë te cilat shërbejnë në rrugët e San Franciscos.

Kjo mendohet të jetë një hap drejt shpërndarjes më të gjerë komerciale të një alternative autonome të premtuar prej kohësh ndaj shërbimeve të udhëtimit si Uber ose Lyft.

Udhëtimi me automjetet pa shofer tani për tani mund të bëhet vetëm natën dhe në rajone të caktuara të qytetit, ndërkaq pritet që në të ardhmen të përhapet në mbarë qytetin.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBardhi: Gati për Këshillin Kombëtar, e ardhmja e PD mbi çdo interes
Artikulli tjetërATHINE – Zjarret në pyje përfshijnë edhe një depo municioni të ushtrisë


You may also like