Takimi në Tiranë darkë fillimviti – Nuk duhet të krijohen konspiracione   – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Qëndrimi i Lëvizjes Besa i pashije, i paplanifikuar dhe pa strategji”  

Nga takimi në Tiranë nuk duhet të krijohen konspiracione – vlerëson Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas tij, Kryeministri Shqiptar, Edi Rama tashmë është dëshmuar si mik i RMV-së.

Në takimin e Tiranës nuk do të ketë një temë të caktuar, por sipas Osmanit, bëhet fjalë për takim me rastin e Vitit të ri.

“Ky takim apo kjo pritje në Tiranë është në kuadër të fillim vitit të ri, me qëllim që Kryeministri dhe liderët e partive politike këtu të këmbejnë qëndrime, informacione për zhvillimet aktuale në rajon, për vendet tona për shkak se viti i kaluar ka qenë vërtet një vit sfidues për të gjithë kontinentin për shkak se do të mbahet mend si vit kur lufta është kthyer në kontinentin tonë”, thotë Bujar Osmani.

Të gjithë krerët e partive shqiptare e konfirmuan se do të marrin pjesë, përveç kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit. E këtë vendim të Besës e komentoi edhe Osmani.

“Unë kuptoj që partitë politike kanë interes që të shfrytëzojnë çdo situatë për nevojat e politikës ditore, por vërtetë ndonjëherë kalon edhe shijen e mirë kur nuk mund të bëni dallimin ndërmjet një interesi më të madh rajonal për të bashkërenduar qëndrimet, aktivitetet në kuadër të një miqësie të mirë mes dy vendeve tona. Kjo futet në kuadër të interesave partiake dhe politike, vërtetë ata duhet të sqarohen para opinionit, para elektoratit të vet për shkak se unë e shoh si të pashije, të pa planë dhe pa strategji dhe mbetet që ata të shpjegojnë qëndrimet e tyre”, deklaroi ministri Osmani.

Në pyetjen se përse Rama nuk i ka ftuar edhe politikanët maqedonas, Osmani nuk deshi të përgjigjet.

Tha se për këtë çështje duhet të flas vet Kryeministri Rama, për të cilin shtoi se e ka dëshmuar se është mik i vërtetë i Maqedonisë në periudhën kur mbronte pozicionet e shtetit tonë në kontestin që pati me palën Bullgare./KlanMacedonia

You may also like