Takimi në Berlin, liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e letërnjoftimeve dhe diplomave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet më 3 nëntor.

Si rrjedhojë e njohjes reciproke të letërnjoftimeve mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza.

Në këtë samit po marrin pjesë liderët e vendeve të BE-së dhe ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, i Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq – si dhe ata të BE-së.

You may also like