Takimi Milan-Brugge, ende asnjë marrëveshje për De Ketelaere

by admin
Spread the love

Ka zgjatur më shumë se një orë takimi midis Maldinit, Massaras dhe drejtuesve të Club Brugge për Charles De Ketelaere në Lugano. Megjithatë, nuk ka ende asnjë marrëveshje.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, drejtuesit e Milanit kanë bërë ofertën e tyre finale prej 33 milionë eurosh për kartonin e talentit belg. Nga ana tjetër drejtuesit e Brugge nuk pranojnë të lënë të lirë lojtarin pa 35 milionë euro.

Një shifër kjo që nuk po jepet nga Milani dhe tratativa vazhdon të mbetet e bllokuar. Një tjetër takim ma rezultat për Charles De Katelaere që nuk e përjashtojnë mundësinë që Milani të tërhiqet nga kjo tratativë. /oversport.tv

Foto: Club Brugge K.V. Facebook

 

You may also like