Takimi me Vuçiqin do të varet se si do të shkojnë bisedimet këtë javë në Bruksel

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë të mbajtur për media ka folur për dialogun Kosovë – Serbi.

Kurti tha se takimi me presidentin e Serbisë do të varet se si do të shkojë kjo javë e bisedimeve në Bruksel dhe se sa mirë do të arrihet që të përgatitet ky takim.

“Takimi i paralajmëruar me presidentin e Serbisë do të varet edhe nga fakti se si do të shkojë kjo javë e bisedimeve në Bruksel në njërën anë dhe në anën tjetër sa mirë do të arrijmë takimin e tretë midis nesh”.

Ai theksoi  se çështja kryesore e takimeve që po zhvillohen në Bruksel ka në qendër të saj çështjen e të pagjeturve dhe të zhdukurve.

“Bisedimet që po zhvillohen mes dy kryenegociatorëve në Bruksel me siguri se në qendër do të kenë çështjen e të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë sepse është një çështje që nuk pret pasi që ankthi i familjarëve është më i madh se pikëllimi i tyre dhe për marrëveshjen përfundimtare çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë nuk pret. Ndërkaq për rezultatet konkrete nuk do të kisha paragjykuar dhe jo vetëm pse nuk jam vet atje”.

I pari i Qeverisë së Kosovës shtoi se Kosova ka shfaqur gjithmonë rregullisht gatishmërinë për dialog parimor me Serbinë.

“Ne kemi shfaqur rregullisht gatishmërinë tonë për dialog parimor nga i cili përfitojnë qytetarët dhe jo politikanët se politikanët janë për të shërbyer dhe jo për të përfituar dhe që në qendër të marrëveshjes përfundimtare është njohja reciproke”.

You may also like