Takimi me presidentin e UEFA-s, kryeministri Rama: S’mund të ishte më i mirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka pasur sot një takim me kreun e UEFA-s, Aleksander Ceferin. Ky i fundit foli për “Associated Press” dhe ishte i qartë, duke kërkuar zgjedhje të ndershme në FSHF dhe pa ndërhyrje.

Sigurisht në takimin mes palëve është folur edhe për finalen e UEFA Conference League, që zhvillohet në “Air Albania Stadium” më 25 maj të vitit 2022.

Rama pas takimit ka reaguar përmes rrjeteve sociale, teksa shkruan: “Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF”. / oversport.tv

You may also like