Takimi me Blinken! Ministrat e jashtëm arabë do të bëjnë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza

by admin
Spread the love

Ministrat e Jashtëm arabë janë dakordësuar për të “bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm” në Gaza gjatë një samiti në Aman të shtunën, tha Ministria e Jashtme e Jordanisë në një postim në mediat sociale.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po takohet me disa ministrat për të diskutuar situatën në Gaza. Gjatë takimit, ata do të “afirmojnë qëndrimin arab, i cili kërkon një armëpushim të menjëhershëm dhe dërgimin e menjëhershëm dhe urgjent të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës”, tha ministria jordaneze.

“Në takim do të diskutohen të gjitha mënyrat për t’i dhënë fund këtij përkeqësimi të rrezikshëm që kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit”, tha ministria.

Blinken u takua gjithashtu veçmas me Ministrin e Shtetit të Jordanisë për Punët e Jashtme, Ayman Safadi, në Aman përpara takimit të përbashkët.

Vlen të theksohet se, ministrat e Jashtëm nga Jordania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Katari, si dhe Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, do të takoheshin me Blinken, sipas një deklarate nga ministria e jashtme e Jordanisë.

Të shtunën në mëngjes, Blinken u takua me kryeministrin e përkohshëm libanez Najib Mikati për të diskutuar tensionet disajavore midis grupit paraushtarak libanez të mbështetur nga Irani Hezbollah dhe Izraelit në kufirin izraelito-libanez, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.


Top Channel

You may also like