Takimi Kurti – Sullivan dhe deklarata e Hovenier, reagon Shkëlzen Gashi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jefrey Hovenier, u shpreh i zhgënjyer me disa raportime në mediat kosovare rreth takimit të kryeministrit Albin Kurti në Washington me këshilltarin e Joe Biden, Jake Sullivan.

Gashi iu drejtua
“gazetarëve duke iu thënë se ia kanë shpifur ambasadorit Hovenier për këtë
çështje”.

Madje, ish-këshilltari i Kurtit theksoi se pas
kësaj, ambasadori i ShBA-së u detyrua që të dalë publikisht me një deklaratë
rreth vizitës së shefit të qeverisë me këshilltarin për sigurinë kombëtare të
presidentit Joe Biden.

“të ‘dashur’
‘gazetarë’, qaq fort ja keni shpifë ambasadorit amerikan në prishtinë, saqë e
keni detyru me ju thanë PUBLIKISHT se disa storie që i keni publiku në mediat
LOKALE janë të PASAKTA dhe ÇORIENTUESE”, shkroi Gashi në Facebook.

Të martën, Ambasadori
i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është takuar
zyrtarin e qeverisë amerikane, Jake Sullivan, në Ndërtesën e Zyrës Ekzekutive
‘Eisenhower’ e cila është pjesë institucionale e Shtëpisë së Bardhë.

Takimi i 17
majit mes kryeministrit të Kosovës dhe Këshilltarit për Siguri Nacionale të
presidentit Joe Biden është zhvilluar pranë një objekti qeveritar të
Shtëpisë së Bardhë, por jo në rezidencën kryesore presidenciale.

Hovenier
i ka quajtur të pasakta raportimet e disa mediave se kryeministri Kurti nuk
qëndroi në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë konfirmoi se lokacioni i takimit
Kurti-Sullivan ishte Zyra Ekzekutive e Ndërtesës ‘Eisenhower’.

You may also like