Takimi Kurti-Rama në Tiranë, kërkohet heqja e kufijve me ”Open Albania”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Tiranën për të marrë një mbështetje pas marrëveshjes që nënshkroi në Ohër, po vlerëson juristi, Kreshnik Spahiu.

Siç tha ai për Euronews Albania, tashmë duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë që të heqin kufijtë mes dy shteteve, përcjell klankosova.tv.

”Gjykoj se Kurti ka ardhur në Tiranë për të siguruar një mbështetje pas Vuçiq”.

”Qëllimi i viztës së Kurtit është për të rikuperuar kritikat e ashpra që ka në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen në Ohër. Kurti ka nevojë për këtë mbështetje sepse arriti të bëjë një marrëveshje kundër vetes së tij. Kurti erdhi në pushtet me kushtin që nuk do të firmos për asociacionin. Në njëfarë mënyre erdhi të kërkoj një lloj mbështetje për të rikuperuar votat e humbura në Kosovë. SHBA dhe BE kanë rënë dakord që marrëveshja e Ohrit të mos nënshkruhet”.

”Ajo çfarë unë do i bëja Kurtit dhe Ramës në këtë takim përveç gatimit dhe verës që kanë shoqëruar sot drekën e tyre, është mirë që të kenë një marrëveshje të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Albin Kurti dhe Edi Rama duhet të hapin kufijtë Shqipëri-Kosovë. Ata të dy duhet të heqin kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Open Albania” sepse heqja e kufijve e të dy shteteve është ekskluzivisht e drejta e dy qeverive”, tha ai.

You may also like