Takimi i ‘njohjeve të reja’ kthehet në grabitje të armatosur nga çifti kriminal në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Një takim i njohjeve të reja rezultoi grackë pasi një burri iu grabitën rreth $3000 nga një çift i armatosur kur ai u paraqit në takim, njoftonte policia e Arizona në SHBA.

Viktima e grabitjes erdhi në barin e hotel Embassy Suites në Phoenix pasi duhet të takonte një grua të quajtur “Sonya” me të cilën e kishte përqasur algoritmi i aplikacionit të njohjeve të reja, tha policia.

Por në vend që të takonte të dashurën e tij të mundshme, viktima u prit në një dhomë nga dy të dyshuarit, raporton rrjeti amerikan Fox 10, duke cituar policinë.

Burri i dyshuar Jose Sandoval Jaquez, i drejtoi armën viktimës dhe e urdhëroi t’i dorëzonte celularin dhe zotërimet e tjera.

Burri u detyrua të dorëzonte kartat e identifikimit, kodet e bankës dhe informacionet e rrjeteve sociale.

Më pas të dyshuarit urdhëruan pengun e tyre t’i çonte me makinë në bankën ‘Chase Bank’ para se të largoheshin me makinën e tij.

Kur shkuan te banka grabitësit i jepnin udhëzime viktimës së tyre, thuhet në raportin e policisë. “$900 u tërhoqën nga automati i Chase Bank më 17 shtator për të arritur në një totale prej $3,000 të nxjerra nga llogaria e tij që prej incidentit fillestar.”

Të dyshuarit u identifikuan si 32 vjeçari Jaquez, e 33 vjeçarja Crystal Hulsey, pasi kishin përdorur emrat e tyre të vërtetë për hotelin dhe kur kishin nxjerrë paratë nga llogaria e viktimës, raporton rrjeti vendas CBS 5 .

Çifti me makinën e viktimës kishin shkuar në Kaliforni e Las Vegas, deri në një ndalesë nga patrullat e policisë, kur ata e kishin braktisur mjetin dhe ishin larguar me vrap.

Makina e viktimës raportohet se ishte gjetur më 25 shtator me një armë brenda.

Të dyshuarit u ndaluan disa ditë më pas kur kishin tentuar një tjetër grabitje, e cila përfundoi me përplasjen e mjetit në autostradë, raporton rrjeti Fox 10.