Takimi i liderëve, Kasami me Apasievin, qytetarët: Turp për BESËN dhe Bilallin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Edhe pse një proces shumë i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk e pa të arsyeshme të merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri i Maqedonisë së veriut, Dimitar Kovacevski. Kasami refuzoi një ftes të tillë me arsyetimin se ky takim siç tha ai është për të mbrojtur BDI-në.

Lëvizja BESA nuk merr pjesë në takimin e sotëm të liderëve sepse vlerësojmë se ky takim është thirrur për të shpëtuar BDI-në nga përgjegjësit e marra”, tha Kasami, ndërkohë që shtoi se edhe Lëvizja BESA është pro ndryshimeve Kushtetuese, dhe se do të kërkoj që në këto ndryshime të përfshihet dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë edhe çështja e 20 përqindëshit.

Por si e komentojnë qytetarët këtë vendim të kryetarit.

Takimi i liderëve të partive parlamentare përfundoi pa konkluzione dhe pa marrëveshje për asnjërën nga çështjet që ishin shtruar në tavolinë. Kryeministri Kovaçevski deklaroi se vetë takimi në vete është hap pozitiv dhe se secili lider mund ta interpretojë sipas mënyrës së tij. Kreu i BDI-së Ahmeti tha se dallimet nuk janë për t’u injoruar. Të dy bënë thirrje për mbështetje në procesin e eurointegrimit.

Lexo lajme interesante

You may also like