Takimi i Bashës me 6 ambasadorët në selinë blu, zbardhen detaje

by admin
Spread the love

Një ditë pas kaosit në selinë e PD, ambasadorët e disa vendeve ishin në takim me Lulzim Bashën. Ftesën e kishin nga Lulzim Basha. I priti në të njëjtën zyrë nga ku Sali Berisha, shpalosi avancimin e planit për largimin e zotit Basha nga drejtimi partisë.

Nga burimet për mediat mësohet se Lulzim Basha i ka informuar ambasadorët për situatën në PD dhe përgatitjet për kuvendin e 18 Dhjetorit.

Ambasadorët gjatë bashkëbisedimit në selinë blu kanë mbajtur qëndrimin se ky është një debat i brendshëm partiak dhe se ata nuk mund të kenë një qëndrim publik.

Burime nga ky takim theksuan se ambasadorët janë shprehur se këtu ne jemi për t’u takuar me PD-në zyrtare dhe, në këtë rast, veprimi ardhjes së tyre flet më shumë se fjalët.

Lulzim Basha e vijoi bisedën me Yuri Kim në korridoret e PD e i përcolli ambasadorët deri në dalje të selisë blu. Diplomatët nuk bënë asnjë deklaratë për mediet por Lulzim Basha deklaroi se:

“Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen dhe për të ardhmen”.-tha ai.

Lexo lajme interesante

You may also like