Takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel, deklarohen nga Qeveria

by admin
Spread the love

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, ka vazhduar të premten, në Bruksel.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik
Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, tha në këtë
takim do diskutohet për dy çështje kryesore që kanë të bëjnë me targat dhe
energjinë elektrike.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është atje
(në Bruksel). Është planifikuar të ketë pasur një takim mes tij, zotit Lajçak
dhe Petkoviqit për të diskutuar dy çështje kryesore; çështja e energjisë dhe
ajo targave”, tha ai.

Mes tjerash, Kryeziu u shpreh se kur të
përfundojë takimi, do të ketë njoftim mbi këtë ngjarje, qoftë nga
zëvendës-kryeministri Bislimi apo nga stafi i tij.

“Ajo çka unë di është se në momentin kur do të
përfundojë takimi, në qoftë se nuk ka përfunduar ndërkohë, do të ketë njoftim
nga zv/kryeministri Bislimi apo stafi i tij mbi atë takim”, tha Kryeziu.

Megjithatë, sikur edhe herët tjera,
delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të
dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas
palët mund të kenë takim të përbashkët.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes
Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin
2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por
shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

You may also like