Takimi Biden-McCarthy përfundon pa marrëveshje për tavanin e borxhit

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy nuk arritën marrëveshje të hënën për rritje të tavanit të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh të qeverisë amerikane vetëm 10 ditë përpara se një mospagesë e mundshme mund të fundosë ekonominë amerikane.

Megjithatë, të dy u zotuan të vazhdojnë të bisedimet.

Presidenti demokrat dhe republikani kryesor në Kongres janë përballur me sfida në arritjen e një marrëveshjeje. McCarthy po ushtron presion mbi Shtëpinë e Bardhë për të rënë dakord për shkurtimet e shpenzimeve në buxhetin federal, të cilin Biden e konsideron si një kërkesë “ekstreme”.


Top Channel

You may also like