Takim Xhaferi-Llajçak: Përmes zgjidhjes së çështjeve dypalëshe deri te BE

by admin
Spread the love





Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u takua me Mirosllav Lajçak, përfaqësuesin special të BE i ngarkuar për dialogun Kosovë-Serbi. Përveç që kanë shkëmbyer mendime për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit, Llajçak është interesuar edhe rreth çështjes së fillimit të negociatave mes RMV-së dhe BE-së, dhe ka shprehur bindje se aktorët politik të vendit tonë do të jenë të vetëdijshëm për momentumin dhe gatishmërinë e BE-së për të filluar negociatat pas mbarimit të obligimeve për ndryshimet kushtetuese.

Siç informojnë nga kabineti i kryeparlamentarit, Xhaferi e ka porositur se Maqedonia e Veriut ka rrugë të suksesshme ndërkombëtare përmes shembullit për zgjidhjen e suksesshme për kontestin e vështirë dhe të hapur me Greqinë dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë. Pritshmëritë janë që të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe më në fund të hapim negociatat sipas kapitujve me BE-në.







Artikulli paraprakBiznesmenët në Kosovë e Serbi peshojnë përfitimet nga normalizimi i marrëdhënieve




You may also like