Takim Kovaçevski – Çaputova: Konfirmohet mbështetja sllovake për Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, u takua me Presidenten e Republikës së Sllovakisë, Zuzana Çaputova dhe një delegacion sllovak, i shoqëruar nga ambasadori sllovak në vend, Henrik Markush.
Siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe të ngushta ndërmjet dy vendeve, si dhe u shpreh vendosmëria e përbashkët për avancimin e tyre të mëtejshëm.

“Është përforcuar mbështetja e hapur e Sllovakisë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim është shprehur mbështetje e fortë nga Republika e Sllovakisë për procesin negociator dhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për miqësinë e rëndësishme me Sllovakinë dhe kontributin në realizimin e synimeve strategjike euroatlantike, në proceset reformuese, si dhe në momente të rëndësishme për qytetarët, siç është ndihma shëndetësore gjatë pandemisë.

“Ai tha se Qeveria, ashtu si qeveritë e vendeve të Evropës dhe botës, është e përkushtuar për t’u marrë me pasojat e luftës në Ukrainë, me Maqedoninë e Veriut duke e vendosur veten qind për qind në përputhje me politikën e jashtme të BE-së. Gjithashtu, shteti po zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe institucionet janë të vendosura që të jenë efikase në zbatimin e procesit të skriningut, i cili është edhe një plan për procesin e negociatave, dhe kështu synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është real dhe i arritshëm, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në bisedë u theksua rëndësia e përqendrimit të të gjitha subjekteve politike në interesat shtetërore.

Kryeministri Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri Grubi e theksuan edhe rëndësinë e mbështetjes nga Grupi i Vishegradit dhe përvojat e përbashkëta në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NA

You may also like