Takim i Kovaçevskit me përfaqësues të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 Propozimet e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme për përshtatje të maturës shtetërore, për shkak të sfidave të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19 dhe grevës së të punësuarve në arsimin e mesëm, ishin ndër temat e takimit të sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Qeveri me delegacionin e Unionit, të kryesuar nga kryetari i tij Luka Paviqeviq.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takimin, në të cilin morën pjesë edhe deputetet Monika Zajkova dhe Sanella Shkrijel, u shqyrtuan të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme dhe u sollën propozime dhe vendime përkatëse.

“Kryeministri Kovaçevski duke theksuar se të rinjtë janë një prej mjeteve lëvizëse në shoqëri dhe partner kyç qeveritar në krijimin e politikave të suksesshme për krijimin e arsimit bashkëkohor dhe cilësor i mbështet të rinjtë e shkollave të mesme me përfaqësuesin e tyre që të përfshihen në grupin profesional të punës i cili i përgatit ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për arsim të mesëm, nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, theksohet në kumtesë.

Kovaçevsski shtoi se reformat janë komplekse dhe theksoi se çelësi është gjatë reformimit të shërbimeve dhe sistemeve, vendimet të sillen së bashku me ata të cilëve u takojnë, në këtë rast të rinjve dhe profesorëve të tyre.

“Lidhur me kërkesat për modifikimin e maturës shtetërore, e cila është përmbledhje e shumë provimeve eksterne dhe interne me të cilët kontrollohen dhe vlerësohen njohuritë dhe aftësitë e nxënësve të cilët i kanë marrë në arsimin e mesëm katër vjeçar, u theksua se në kërkesë të nxënësve të shkollave të mesme nga viti i kaluar tani më janë shkurtuar programet për provime eksterne, për shkak të pandemisë nga Kovid-19”, informojnë nga Pres-shërbimi qeveritar.

Në kumtesë shtohet se kryetari i Qeverisë dhe Unioni u pajtuan se çështjet për provimet eksterne do ta përfshijnë materialin në konkludim me marsin me çka nuk është përfshirë periudha kur ishte greva e kuadrit arsimor.

Në takim, kryeministri Kovaçevski përsëriti se ai i kupton kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme dhe si profesor universitar çdoherë në bashkëpunim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet tjera arsimore do të angazhohet për sigurimin e procesit cilësor arsimor në vazhdimësi.

“Lidhur me kërkesën nga përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme për vazhdimin e afatit të përpunimit të detyrës projektuese, si pjesë e maturës shtetërore u dakordua se kjo tani më është bërë dhe deri më 16 maj (e hënë) ato 10 për qind të maturantëve në shtet (1.598 nxënës) të cilët ende nuk kanë përfunduar me këtë, pjesë kyçe të provimit të maturës, do të mund ta bëjnë në afatin e propozuar. Në takimin e sotëm, të gjithë nxënësit u pajtuan se matura është rrumbullaksim i një pjese të arsimit dhe nxënësve të cilët nuk planifikojnë të vazhdojnë me arsimin, kanë zgjedhje për të dhënë provim ose vetëm maturë shtetërore ose provim të përfunduar profesionale në varësi nga shkolla e tyre”, theksohet në kumtesë.

Njëherit me kërkesë të Unionit është dakorduar të zbatohet edhe sesioni shtesë i provimit për ata maturantë të cilët në periudhën e provimeve nuk kanë mundur të testohen për shkak të pengesave nga virusi Kovid-19.

“Në takimin e sotëm me kryeministrin, përfaqësuesit e pranishëm të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme e njoftuan kryeministrin Kovaçevski me kërkesat e tyre dhe propozimet e përgatitura nga ana e tyre për ndryshim në Ligjin për arsimin e mesëm dhe të cilët kanë të bëjnë me kërkesën që transporti falas transportues të jetë i qasshëmpër të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, pa dallim nëse mësimin e vizitojnë në shkollë të mesme publike ose private, si dhe që të definohen shkollat e caktuara të cilët për shkak të nevojës nga praktika kanë nevojë për transport edhe gjatë verës”, thuhet në kumtesë.

Në këtë drejtim, nga përfaqësuesit e Unionit është përshëndetur Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup të vendoset transport falas në komunikacionin hekurudhor për uljen e shpenzimeve të jetës për qytetarët dhe me qëllim të nxitjes së komunikacionit hekurudhor si transporti më i lirë dhe ekologjik.

You may also like