Taipi paralajmëron Vllazninë: Ia njohim pikat e dobëta, grupi bën fuqinë

by admin
Spread the love

Për ndeshjen me Vllazninë, që do të luhet në “Egnatia Arena”, foli futbollisti i Kukësit, Gjelbrim Taipi, i cili tha se skuadra verilindore e ka studiuar me detaje ekipin shkodran dhe ia njeh pikat e dobëta.

Gjelbim, ju pret një ndeshje e vështirë me Vllaninë. Si e parashikoni?

Në këto pesë javë kemi parë që Vllaznia po prodhon futboll të bukur, ka ruajtur boshtin. Mendoj se është një ndër ekipet më të mira të kampionatit. Trajneri e ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. E kemi studiuar Vllazninë dhe i dimë pikat e saj të dobëta. Shpresoj të dalim me sukses.

Kukësi është ndër skuadrat që bën lojën më të bukur. Si është gjendja aktuale e skuadrës?

Në pesë ndeshjet e para kemi treguar që prodhojmë futboll të mirë, edhe pse në disa ndeshje fati nuk ka qenë me në. Do të jetë takim shumë i bukur, sepse edhe Vllaznia luan hapur. Ekipi që do të bëjë më pak gabime. do të fitojë.

Pas ndeshjeve të Kombëtares, trajneri është shprehur se grupi është më i bashkuar…

Kemi pasur më shumë kohë për të qenë bashkë, jemi afruar shumë me njëri-tjetrin. E kemi parë edhe në ndeshjen me Partizanin që kemi festuar së bashku, ne në fushë dhe ata në stol. Grupi e bën fuqinë.

Ndaj Vllaznisë, do të jetë takimi i fundit jashtë, pasi po përfundon stadium i ri…

Është një ndjesi e veçantë për shumicën e futbollistë që do të luajnë në “Zeqir Ymeri”. Do të njihemi me tifozët tanë, pasi për ta ka qenë shumë e vështirë gjatë këtyre dy-tre viteve për ta ndjekur ekipin e zemrës. Tani e tutje do të luajmë në Kukës dhe tifozët do të jenë një shtysë e madhe për ne.


Top Channel

Lajme interesante

You may also like