Tahiri thotë se Kuvendi është bllokuar: Qeveria ka probleme me menaxhim

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se Kuvendi tash e sa muaj është i bllokuar.

Ai tha se ka shumë ligje të rëndësishme që presin të trajtohen e që për shkak të mungesës së kuorumit nuk po arrihet të procedohet tutje.

Tahiri tha se nga mosmbajtja e seancave janë grumbulluar afër 40 pika të rendit të ditës, e që sipas tij, për trajtimin e tyre duhen të paktën 4 ditë.

Tahiri tha se kjo nënkupton që shumica parlamentare, koalicioni qeverisës kanë probleme serioze me menaxhimin e përgjegjësive që kanë marr, si në kuvend, po ashtu edhe në Qeveri.

“Edhe sot dështoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në historinë e jetës parlamentare nuk mbahet mend që një shumicë të ketë mbi 61 vota, ndërsa tash pesë mbledhje të Kryesisë të dështojnë dhe para jush të kemi 37 pika të rendit të ditës të cilat duhet të shqyrtohen në Kuvend dhe si rrjedhojë kryetari i Kuvendit të merr vendim të thërret seancë të enjten në ora 10:00”.

Tahiri tha se Ligji për paga në sektorin publik është një ligj shumë i rëndësishëm pasi trajton pagën në një situatë kur tani janë ngritur çmimet dhe ka rritje të shpenzimeve të familjeve.

LEXONI EDHE:

You may also like