Tahiri: Rënia e përkrahjes ndaj Kurtit dhe mospërkrahja nga PDK e LDK e bëjnë marrëveshjen me Serbinë jolegjitime

by admin
Spread the love

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri,  nënshkrimin e Propozimit Evropian dhe fuqinë e tij e lidhë me zhvillimet e brendshme në Kosovë.

Ajo thotë se qasja e partive opozitare dhe një publikim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara e zbeh fuqinë e marrëveshjes, përcjell KlanKosova.tv.

“Fakti se partitë e mëdha opozitare PDK dhe LDK i thanë jo marrëveshjes pa njohje reciproke, do të thotë se kjo marrëveshje nuk ka legjitimitet të plotë, aq më shumë që ka rënë përkrahja për kryeministrin Kurti në bazë të sondazhit të UNDP”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në Facebook.

Ndryshe ky sondazh ka nxjerr që përkrahja ndaj performancës së kryeministrit Albin Kurti ka shënuar rënie.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like