Tahiri premton zero taksë të tatimit në pronë, thotë se përfitojnë të gjithë gastronomet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot është takuar me gastronomët vushtrrias të cilët i falënderoj për bashkëpunim për përballjen me pandeminë duke thënë se gastronomët janë goditur fort nga pandemia prandaj dënimet dhe gjobat duhet të ju falen.

Postimi i plotë i Tahirit:

Faleminderit gastronomëve të Vushtrrisë për bashkëpunim, bashkë kemi përballuar më lehtë pandeminë. Gastronomët janë goditur fort nga pandemia, dënimet e gjobat duhet të ju falen, Komuna dhe unë do të jemi gjithë bashkë me gastronomët.

Me programin tonë, 0 taksë e tatim në pronë, përfitojnë të gjithë gastronomët dhe të rinjtë vushtrrias pa dallim.

You may also like