Tahiri: Kurti është dashur të lajmërohet vetë dhe të raportojë për Ohrin

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shprehur qëndrimin e kësaj partie për takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Zemaj tha se Kurti është dashur të lajmërohet vetë dhe të raportojë si përgjegjësi kushtetuese.

“Të raportojë për procesin e dialogut dhe mbi të gjitha për natën dhe takimin përfundimtar dhe dakordimin e marrëveshjes së arritur e cila për neve është në kundërshtim të plotë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, Zemaj tha se në mbledhjen e Kryesisë janë pajtuar që në seancën e cila mbahet më 23 mars, të hiqen pikat për deklarim dhe të sigurohet prezenca e Kurtit në mënyrë që të raportoje ashtu “siç e kërkon rezoluta e Republikës së Kosovës”.

You may also like