“Ta futi juria, t’u bë padrejtësi”, Meridian Ramcaj reagon pas eliminimit nga “Dance Albania”

by admin
Spread the love

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Meridian Ramcaj ishte së fundmi konkurrent në spektaklin e kërcimit “Dance Albania” në Tv Klan. Ai qëndroi pak javë, duke rrëmbyer një Kupë, teksa këtë të hënë u eliminua nga gara pas vendimit të jurisë, që zgjodhi Cindy Marinën dhe Deonin për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë program.

Mirëpo, komentet nga publiku kanë qenë të shumta pas largimit të Meridianit nga “Dance Albania”, i cili ndër të tjera, njihet edhe për miqësinë e tij të ngushtë me një nga anëtarët e jurisë, Ilir Shaqirin. Vetë Meridiani, përmes një postimi në rrjete sociale tregon se ka marrë shumë komente të tipit “Ta futi juria” apo “T’u bë padrejtësi”.

Në postimin e tij, ai thekson se Ilir Shaqiri dhe Klaudia Pepa kanë qenë shumë profesionistë në gjykimin e tyre ndaj tij dhe prandaj kërkon që t’i zhveshin nga këto akuza. “Miq të dashur! Ju falenderoj për mbështetjen tuaj dhe komentet në udhëtimin tim me ‘Dance Albania’. Eksperiencë e bukur! Më duhet të specifikoj për një shumicë që më keni shkruajtur në inbox dhe ndaluar në rrugë.

Tu bë padrejtësi, ta futi juria. Ilir Shaqiri dhe Klaudia pepa kanë qenë rreptësisht profesionalë në gjykimin tim. Andaj zhvishini nga çdo lloj akuze. E vërteta është që prisja e mendoja se isha në kompetcion me çifte të tjera por ishte një nder të isha me Cindy Marinan dhe Dion Gjinika që i uroj finalen!” – shkruan Meridian Ramcaj në postimin e tij në rrjete sociale.

You may also like