Ta falë zemren, tu rreh me e ndi

by admin
Spread the love

U pyet disa herë se a është në lidhje apo i rrëmbeu dikush zemren dhe u përgjigj në formën e njëjtë.

Bëhet fjalë për modelen, Arta Nitaj, njëra nga personazhet e njohura nga publiku dhe që merë vëmendjen në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja shpesh herë u bë pjesë e thashethemeve për lidhje dashurore jasht Kosovës, më saktë në qytetin e Dubait.

Por, çdo herë është mohuar nga vetë ajo për lidhjet e mundura që është përfolur, dhe derisa së fundi gjendet në po këtë vend modeles si duket dikush ia rrëmbeu zemren.

Nitaj ka postuar disa fotografi në Instagram ku mbishkrimi i saj mori vëmendjen duke u marë si konfirmim për një ‘lidhje’ të mundshme.

“Ta dho zemren me majt ,tu rreh me ni ti”, ishte shkrimi i Artës që nxiti aludimet e ndjekësve se bukuroshja është e sigurt tek dikush që dëshiron t’ia jap dhe zemrën për t’ia dëgjuar të rrahurat e saj.

Por, çfarë në të vërtet fshehet pas kësaj thënjë e di vetëm ajo më mirë.


You may also like