Shumë tema të prekura nga Wojciech Szczesny në intervistën e gjatë dhënë kanalit të Luca Tosellit në YouTube. Ish-portieri i Juventusit ka folur për Allegrin, zgjedhjen e klubit për të mos u fokusuar më tek ai, si dhe ka treguar një anekdotë në lidhje me dhomën e zhveshjes bardhezi.
Protagonist në prapaskenë është Leonardo Bonucci, i cili gjithmonë është përpjekur t’i karikojë shokët e skuadrës para ndeshjeve.
Një qëndrim jo dhe aq i “vlerësuar” nga Szczesny e Matthijs De Ligt. “Nuk donim të dëgjonim asgjë”, – shpjegon polaku, duke nënvizuar dallimet se si e kanë jetuar para-ndeshjen në krahasim me Bonucci.
Gjithashtu, për këtë arsye, ai nuk u bë kurrë kapiten i ekipit: “Nuk donim të dëgjonim asgjë, unë e urrej ngarkesën e tepërt. Kam qenë mik shumë i mirë me Matthijs De Ligt, edhe ai gjithashtu më ngjante shumë në përgatitjen e ndeshjes. Ai nuk donte të dëgjonte asgjë, përgatiteshim në qetësi për të luajtur.
Motivimi është një gjë e thellë, ose e ke brenda vetes, ose çfarë mund të të thotë dikush tjetër që të japësh më shumë. Nëse dikush tjetër të rëndon psikologjikisht, nuk është e drejtë. Unë preferoja të isha mbështetje për djemtë në dhomën e zhveshjes. Nuk ka shumë lojtarë të Juventusit sot që motivojnë ekipin, për mua kjo është e drejtë”.
Dhe pikërisht për këtë temë, Szczesny tregon se çfarë ndodhi kur Bonucci u përpoq të sulmonte skuadrën: “Ishte Leo Bonucci, pikërisht e kundërta nga ne. Ai na karikonte para çdo ndeshjeje. Unë isha tri vende pas Matthijs dhe sa herë që Leo e tepronte, e shikonim njëri-tjetrin në sy dhe i thonim: Oh, jo. A mbarove? Pastaj vendosnim kufje në vesh që të mos dëgjonim shumë gjëra, sepse na ngarkonin vërtet psikologjikisht”.
Pikërisht për shkak të këtij aspekti mendor, Szczesny nuk e ka pasur kurrë shiritin e kapitenit. Kështu e shpjegon ai zgjedhjen e Allegrit:
“Ishte një ‘masterclass’ i Allegrit, sepse trajneri e dinte se unë nuk luaj shumë mirë kur ndihem shumë i emocionuar.
Kur mbaj një fjalim në dhomën e zhveshjes, jam shumë i emocionuar. Nëse më kapin emocionet, nuk luaj mirë, trajneri e dinte këtë gjë”.
Më pas anekdota për atë që ndodhi kundër Atalantës, pas penalltisë: “Mbaj mend ndeshjen kundër Atalantës në shtëpi, 3-3.
Pak ditë më parë na hoqën 15 pikët nga klasifikimi, ndaj isha i zemëruar gjithë javën. Mbajtja një fjalim shumë agresiv në dhomën e zhveshjes dhe pas pesë minutash e futa topin brenda portës sime. Allegri e kuptoi që duhej të relaksohesha. Kur jam shumë i motivuar nuk është shenjë e mirë për mua”.