Syrija Rashidi mer detyrën e re si drejtor i MEPSO-s / Remzi Mehmedi, deputeti i ri i Aleancës – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i ASH-së Syrija Rashidi nga sot do të drejtojë Shoqërinë Aksionare MEPSO, si rezultat i marrëveshjes për shumicën e re qeveritare. Në vend të tij në ulësen e Kuvendit do të vijë Remzi Mehmedi nga e njëjta parti, informon Klan Maqedoni.

“Sot pranova detyrën e Drejtorit të SH.A. nga drejtori paraprak, Orhan Murtezani, të cilin e falenderova për mikpritjen dhe punën e deritanishme. Mbetem i përkushtuar që si edhe në obligimet e deritanishme publike, të punoj me nder dhe në shërbim të qytetarëve e të vendit”, ka shkruar Rashidi në rrejtin social “facebook”.

Rashidi ishte deputet i Aleancës për Shqiptarët në dy mandate që nga viti 2016. Në MEPSO vjen në vend të Orhan Murtezanit nga Alternativa./KlanMacedonia/

You may also like