Synohen përforcimet, merkato e ndezur për Milanin

by admin
Spread the love

Emri i Benjamin Sheshkos mund të rikthehet në modë, pavarësisht vështirësive që sigurisht do të ekzistonin në përballjen me një klub të pasur si Lajpcigu.

20-vjeçari, 194 centimetra i gjatë, i pëlqen prej kohësh drejtorit kuqezi Xherri Monkada dhe mund të ketë një tentativë akordi për verën që në janar.

Këtë sezon, me “demat e kuq”, slloveni deri më tani ka luajtur 23 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola në Bundesligë, Ligë të Kampionëve dhe kupat kombëtare, por duke kaluar vetëm 765 minuta në fushë.

Prandaj, ai shënon mesatarisht një herë çdo 110 minuta. Dy vjet më parë, siç do ta mbani mend, Milani kishte pritur menaxherët e Sheshkos në seli për të nisur një negociatë, por në fund operacioni nuk u zhvillua kurrë.

NË PRAPAVIJË – Milani siguroi rikthimin e Mateo Gabias nga huazimi i tij te Vijarreali, por ata janë ende në kërkim të një tjetër qendërmbrojtësi duke qenë se Malik Çau, Pier Kalulu dhe Fikajo Tomori do të mungojnë për disa kohë prej lëndimeve mjaft të rënda.

>

Sipas “Sportmediaset”, disa emra janë duke u vlerësuar dhe njëri prej tyre është Lilian Brasie i Brestit, një lojtar që Xhefri Monkada konfirmoi se është dikush që e ndjek prej vitesh.

24-vjeçari vlerësohet 12 milionë euro, por kuqezinjtë janë optimist se mund të mbyllin gjithçka me 8 milionë euro.

I njëjti burim konfirmon, Milani do të kishte bërë gjithashtu një anketë për Abdulkerim Bardakçi, si një alternativë merkatoje pas refuzimit të Torinos për Buonxhornon. Ai është një qendërmbrojtës mëngjarash 30 vjeçar që përveç kombëtares turke luan edhe me Gallatasarajin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like