Sylvinho kërkon pikë me Poloninë – Shqip

by admin
Spread the love

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho shfaqi objektivat për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Në prag të ndeshjes me Poloninë ai tha se duhet të luftohet për çdo pikë, nëse duan të shkojnë në Europian.

Ai tha se gjatë 2 muajve janë ndjekur më shumë se 240 ndeshje dhe janë vlerësuar 70 lojtarë nga stafi. Pavarësisht mungesave Sylvinho tha se nuk duhet të ankohen, por të punojmë sa më shumë.

Trajneri i Kuqezinjve tha se me të nisur përgatitjet do të shikojë gjendjen e lojtarëve edhe atyre që kanë pak minuta. Shqipëria do të luajë me Poloninë më 27 mars në Varshavë. Këtë takim do ta ndiqni direkt në TV Klan.

Tv Klan

You may also like