Syla: Kurti i ka disa garanci se takimi do të përfundojë mirë për të

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtori i Informacionit në Shqip, Gazmend Syla, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po shihet gjithnjë në disponim të mirë në takimet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndërkohë që sipas Sylës, Vuçiqi po paraqitet në disponim të keq, për ta paraqitur veten si viktimë.

“Mendoj se ky (Vuçiqi) është nervoz në maksimum kur është brenda e nuk i ka mediat përballë, por e ka kryeministrin Albin Kurti. E shoh një tendencë të Vuçiqit për ta paraqitur veten si viktimë, prej të cilit po kërkohet shumë kompromis, me leshu dorë, në anën tjetër po e shoh kryeministrin e Kosovës i cili vazhdimisht po duket me qejf. Edhe në herët e kaluara në Bruksel është parë me disponim të mirë kur ka hy. Me shumë gjasë Kurti ka lexuar shumë, është bërë gati. Është futur në këtë takim dhe në të tjerët me shumë entuziazëm, përkundër presionit që e ka në vend nga opozita”, tha Syla në Shqip.

Zëvendësdrejtori Gjeneral i Klanit tha se së këtë rehati, Kurti po e shfaq pasi i janë dhënë garanci se takimi do të përfundojë në të mirë të tij.

“Kurti është komod, po len përshtypje se është komod në atë që po e bën, edhe për dallim nga ajo që e dëgjuam Vuçiqi që tha se do të dalë fitimtar, unë mendoj se me shumë gjasë edhe Kurti po e mendon të njëjtën gjë, madje më realisht. Besoj se Kurti i ka disa garancione se do të përfundojë mirë për të”, u shpreh Syla.

Krejt në fund, Syla komentoi edhe këpucët e presidentit serb.

“Vuçiq i kish këpucat të hëngta përfundi, me shumë gjasë edhe është bërë shumë nervoz, mbase para se të hyjë aty në takim, ka qenë në një vend ku ka pas çimento e i ka ngre këmbët zhagas”.

You may also like