Sven Botman objektivi i madh i Milanit, Juventusi fut hundët?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sven Botman është objektivi kryesor i Milanit për mbrojtjen. Para pak ditësh menaxherët e mbrojtësit holandez kanë qenë në Milanello dhe mes palëve ka pasur bisedime konkrete.

Kuqezinjtë tentuan që të nënshkruajnë me mbrojtësin që në janar, kur konkurrentin më të fortë kishin anglezët e Newcastle.

Tashmë për Botman duket se do të futet në garë edhe Juventusi, sikurse shkruan “Tuttosport”. Holandezi joshet shumë nga Milani, ndërkohë që nuk duhet harruar raporti i mirë që këta të fundit kanë me Lille.

Nuk dihet se në çfarë faze është Juventusi, nëse thjesht po e shikon si opsion apo po mendon të bëjë një ofertë zyrtare për t’ia marrë Milanit nga duart. / oversport.tv

You may also like