Sveçla takon Johansson, i flet për sfidat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, sot ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, shkruan EkonomiaOnline.

Në këtë takim Ministri Sveçla
njoftoi Komisioneren me prioritetet dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në
luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë
fushë.

Ministri Sveçla gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashkët me BE-në në luftimin e trafiqeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kontrabandimin me migrantë. 

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson falënderoi Ministrin Sveçla për takim dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën dhe fushat me interes së përbashkët.

Të dy u dakorduan se do të
vazhdojnë të bashkëpunojnë për një Evropë më të sigurt dhe në bashkëpunim me
BE-në dhe vendet tjera, të shënojnë progres në rrugën drejt integrimit
evropian.

Me këtë rast Ministri Sveçla ftoi komisioneren që të vizitojë Kosovën dhe nga afër të shoh përparimet dhe sfidat në fushën që mbulohet nga dyja palët.

You may also like