Sveçla i VV-së akuzon Ramën: Qeverisje me veprime kozmetike, janë realizuar vetëm shtatë premtime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes
Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, në një intervistë për Ekonomia Online ka kritikuar
udhëheqjen e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Sveçla qeverisjen e LDK-së e ka
quajtur një qeverisje me veprime kozmetike dhe pa përmbajtje, duke shtuar se
nga 207 premtimet e dhëna nga kryetari aktual i Prishtinës janë realizuar vetëm
shtatë premtime.

“Është dëshpëruese ajo se
çfarë është bërë gjatë këtyre muajve në komunën e Prishtinës, kemi të bëjmë më
një qeverisje me veprime kozmetike dhe pa përmbajtje, këtë më së miri e dëshmojnë
numrat dhe shifrat për realizimet të cilat janë bërë gjatë kësaj periudhe, do të
thotë nga 207 premtime të zotëri Rama gjithsej janë realizuar shtet prej tyre,
prej këtyre shtatëve, pesë kanë të bëjnë me premtime që kanë të bëjnë me çështje
administrative, me konkurse me thirrje për kontratë e gjëra të tilla”.

“…ndërkohë që prej 43 premtimeve
për infrastrukturë nuk është realizuar as një vetëm, tekë shërbimet publike ka
pasur gjithsej 41 premtime dhe vetëm një është realizuar dhe ky që është
realizuar ka të bëjë me shenjëzimin e parkimeve të cilën e ka bërë Prishtina
Parking po që gjithashtu ka rezultuar një projekt problematikë për shkak se ka
pasur vazhdimisht pakënaqësi dhe shqetësime nga banorët e lagjeve. Në përgjithësi
është larg realizimit të atyre që i ka premtuar”, tha Gëzim Svecla për EO.

Sveçla akuzoj qeverisjen e
Prishtinës për punësime të militantëve nëpër shkollat e Prishtinës dhe në ndërmarrje
publike, ai po ashtu shtoj se kryetari Rama nuk është duke i përmbush premtimet
me të cilat i fitoj zgjedhjet.

“Këto nënte muaj qeverisje
kanë prodhuar vetëm skandale, kemi një tenderë prej 12 milionë për konsulentë i
cili është më i madhi ndonjëherë që është zbatuar në republikën e Kosovës .
Kemi punësime të militantëve partiak nëpër shkolla të Prishtinës kryesishtë
militantë të Partisë Demokratike të Kosovës. Pastaj është një thirrje tjetër për
konsulentë në vlere 240 mijë euro po ashtu janë punësuar ish-kandidatë për
asamble nga Partia Demokratike e Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Komunës së
Prishtinës, kemi një degradim të ndërmarrjeve publike komunale ku ndërmarrjet
janë dalë në bazë të partive d.mt.h, ndërmarrjet e PDK-së dhe ndërmarrjet e
LDK-së, pastaj ka ndarje të këtyre ndërmarrjeve brenda LDK-së në bazë të degëve
të cilat i përfaqësojnë dega e parë, dega e katërt”.

“Kemi një mos mbajtje të fjalës
publike nga zotri Rama është rasti i fundit kur për shembull Rama në shkurt të
këtij viti ka deklaruar në një intervistë për një medium se ndërmarrjet publike
do të qeverisen nga ekspertët dhe se ka ikur koha e njerëzve partiak ndërkohë,
që para një jave një ish kolegë i yni, asamblist i LDK-së është emëruar si
kryeshef ekzekutiv i Termokosit, pra në përgjithësi kemi degradim të atyre çfarë
janë premtuar dhe kemi mos-përmbushje të premtimeve zgjedhore me të cilat i ka
fituar zotri Rama zgjedhjet”, u shpreh ai.

Sa i përket deklarimit të
kryetarit Përparim Rama se Qeveria e Kosovës është duke favorizuar komunat të
cilat janë duke u udhëhequr nga VV-ja, Sveçla u shpreh se shumica e projekteve
të Qeverisë së Kosovës janë zbatuar pikërisht në Prishtinë.

“Ne jemi dëshmitar që shumë projekte të qeverisë së Republikës së Kosovës janë zbatuar pikërisht në Prishtinë, për shembull projekti Solar for Kosovo që ka të bëjë me nxehje me energji solare nga të cili përfitues janë banorët e komunës së Prishtinës, faktikisht 12 mijë ekonomi familjare do të fitojnë në energji. Pastaj kemi projekte të tjera që kanë të bëjnë me vendosjen e matësve për Termokos për shpenzimin e ngrohjes po ashtu është projekt i nivelit qendror me donacione nga jashtë vendit, zbatueshmëria e të cilit është  në Komunën e Prishtinës, pastaj kemi projekte të Ministrisë së Kulturës p.sh. Teatri, Operës dhe Baletit, i cili po ashtu ka të bëjë me Komunën e Prishtinës”, tha ai.

You may also like