Suspendimi i Gjuriqit, “Srpska” protestë e paralajmërime për dalje nga institucionet, Vuçiq me takime intensive me aleatët rus e kinez – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria e Republikës së Kosovës dy ditë para datës 31 tetor kishte vendosur që të mos pranonte kërkesën ndërkombëtare për shtyrje dhjetë mujore të vendimit për targat dhe kishte dalë me një vendim të shkallëzuar për atë se si do të implementohej vendimi për targat ilegale, shkruan Gazeta Express.

Në fazën e parë, nga 1 nëntori deri me 21 nëntor është treguar se do të jetë në fuqi masa e qortimeve për ata që nuk i heqin targat ilegale për t’i regjistruar makinat e tyre me tabala të Republikës së Kosovës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos dëgjuar kërkesën amerikane dhe evropiane ishte shoqëruar me një deklaratë të Departamentit të Shtetit Amerikan ku thuhej se SHBA është e shqetësuar dhe e zhgënjyer që Kosova s’ka dëgjuar këshillën amerikane për targat.

Ndërkohë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën e qortimit kanë vendosur të mos e implementojnë serbët në veri të Republikës së Kosovës të cilë janë të kontrolluar nga regjimi i Beogradit. Për këtë arsye institucionet e Kosovës e kanë suspenduar Drejtorin Rajonal të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq.

Një vendim i tillë ka nxitur reagimin e ashpër të Beogradit dhe të Listës Serbe, të cilët thonë se janë në komunikim intensiv mes vete.

Pas këtyre zhvillimeve, Lista Serbe sot ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste në veri dhe zhvillimin e takimeve me pjesëtarë tjerë serbë që kanë funksione në institucionet e Republikës së Kosovës. Pas këtij takimi që do të mbajnë, do të vendosin nëse do t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë paralelisht me këto zhvillimeve në Kosovë, presidenti i Serbisë me ftesë të kryeministres serbe do të zhvillojnë një takim në të cilin do të diskutohet një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

Pas kësaj, Vuçiq do të takohet edhe me ambasadorin kinez Chen Bo dhe me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Presidenti i Serbisë do të takohet edhe me patriarkun Porfiri dhe me Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe. Vuçiq do ta informojë Patriarkun për situatën në Kosovë. Takimi siç ka raportuar RTS do të mbahet në orën 13:00.

Për mbajtjen e këtyre takimeve, presidenti serb ka anuluar udhëtimin e tij drejt Egjipitit ku do të mbahet organizimi COP27.

Lexo lajme interesante

You may also like