Surprizat e motit nuk kanë fund, zbuloni se çfarë ndodh sot me temperaturat

by admin
Spread the love

Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, pritet që vranësirat të theksohen në orët vijuese, ku në zonat malore do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior –Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës në pjesën më të madhe do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24-orëshit, ku do të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme  gjatë pasdites në zonat perëndimore duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara.

Maqedonia e Veriu

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore. POR në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat përkohësisht të theksohen në MV, duke krijuar momente të pakta me pika shiu në zona të izoluara.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore do të jetë nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të dëborës. Po_ashtu Veriu i kontinentit dhe Brigjet e Egjeut do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa Qendra e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

You may also like