Surpriza e madhe: Tirana ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Oversport dhe Tibo sjellin një surprizë të bukur për shikuesit e tyre të shumtë. Pas Serie A, në ekranin e Oversport dhe Tibo do të zbresë edhe magjia e Champions League.

Sfida Dudelanzh-Tirana, e vlefshme për turin e parë kualifikues të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube do të transmetohet Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë suksesin përtej kufijve në Luksemburg, duke synuar kualifikimin në turin e dytë të Champions League.

Mos humbisni sfidën Dudelanzh-Tirana, më 6 korrik në orën 19:30, live dhe ekskluzivisht vetëm në Oversport dhe Tibo.

You may also like