Supremja s’ia heq dënimin prej mbi 10 mijë eurosh Listës Serbe

by admin
Spread the love

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Listes Serbe sipas këtij vendimi të PZAP-së i është shqiptuar gjoba prej 10 mijë e 100 euro për shkak të shkeljeve.

“Me aktgjykimin AA.nr 81/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si te pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, sipas të cilit, Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 €uro (dhjetëmijë e një qind), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.0221” thuhet në njoftim të Supremes.

You may also like