Supersfida mes Dritës dhe Ballkanit mbyllet në barazim, Llapi merr një goditje nga Ferizaj

by admin
Spread the love

Përfundojnë dy takime të ditës së sotme të vlefshme për javën e 15-të në Superligën e Kosovës. Supersfida e kësaj jave mes Dritës dhe Ballkanit mbyllët në barazim me shifrat 2-2.

Vendasit arritën të kalonin dy herë në avantazh në këtë sfidë por të besuarit e Ilir Dajës barazuan dy herë rezultatin e këtij takimi. Drita kryeson tabelën e klasifikimit me 31 pikë të grumbulluara ndërsa Ballkani ndodhet një vend më poshtë me 3 ndeshje më pak në kuotën e 27 pikëve.

KF Llapi befasohet në shtëpi nga Ferizaj i vendit të fundit duke u mposhtur me rezultatin minimal 2-1. Fitore e rëndësishme për miqtë që tregojnë se mund të ngrihen në renditje.

You may also like