Superliga Europiane kërcënon UEFA-n, drejt padisë me dëmshpërblim 3 miliardë euro

by admin
Spread the love

Pas triumfit në Gjykatën e Drejtësisë që daton dhjetorin e kaluar, Superliga ka nisur krijimin e një turneu të ri (të ndryshëm nga ai i shpallur në prill 2021), por jo vetëm kaq. A22, kompania që synon të sfidojë UEFA-n, po shkon më tej dhe po vlerëson nëse do të ngrejë një padi kundër organit më të lartë evropian të futbollit. Padia ka të bëjë me një kërkesë për dëmshpërblim për shifrën e frikshme 3 miliardë euro.

Arsyeja? Vonesa në interpretimin konkret të asaj që u prezantua gati 3 vite më parë. Vonesa për shkak të qëndrimit të mbajtur nga UEFA, e cila besonte dhe beson ende të ketë monopol në sferën organizative të garave të futbollit në Evropë.

Prandaj po hidhet hapi për t’i kërkuar institucionit që drejtohet nga slloveni Ceferin mbi 3 miliardë dëmshpërblim./ Supere Sport


Top Channel

You may also like