Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

by admin
Spread the love

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me disa ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 11 të sezonit të ri 2021/22.

Fillimisht, programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje, të cilat do të zhvillohen nga ora 13:45, ku skuadra e Tiranës është mysafire e Egnatias, kurse Kastrioti pret në shtëpi Kukësin.

Ndërkaq, me fillim nga ora 16:45 do të fillojë ndeshja e fundit e programit të sotëm, ku skuadra e Partizanit zhvillon ndeshje si vendase kundër Skënderbeut.

Momentalisht, pas 10 xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Tiranës me 21 pikë, një më shumë se vendi i dytë Kukësi, kurse Top 4 e mbyllin Vllaznia me 17 pikë dhe Laçi me 15 sosh.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Egnatia me 11 pikë, Skënderbeu me tetë sosh dhe Kastrioti me vetëm pesë pikë të arkëtuara.

13:45 Egnatia – KF Tirana

13:45 Kastrioti – Kukësi

16:45 Partizani – Skënderbeu

You may also like