Superliga e Kosovës: Malisheva pret Prishtinën, Llapi pret Ulpianën në “Zahir Pajaziti”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të tjera që janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të xhiros së 19’të të elitës së futbollit kosovar, shkruan Insporti.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të udhëtojë te Malisheva. Takim ky që starton me fillim nga ora 13:00.

Takimi mes Malishevës dhe Prishtinës nis me fillim nga ora 13:00 dhe është shumë i rëndësishëm për dy skuadrat.

Ndërkohë gjysmë ore më vonë, nga ora 13:30 do të zhvillohet takimi tjetër në Podujevë mes Llapit dhe Ulpianës.

Llapjanët kërkojnë tri pikët në mënyrë që t’i afrohen në vetëm pesë pikë liderit Dritës, derisa lipjanasit synojnë befasinë e radhës në kampionat. 

Kujtojmë se, ndeshjet e stinorit vjeshtor, skuadra e Batatinës i zhvilloi në Merdare, kurse nga data 13 shkurt (sot, e diele), skuadra e Llapit ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, teksa inagurimi do të bëhet po sotm, ku do të jenë të ftuar shumë personaliteti te sportit e të kulturës.

/Insporti.com

You may also like